Zbardhet takimi midis sekretarit Blinken dhe Presidentit Begaj: Partneriteti jonë strategjik do të zgjasë për shumë se 100 vite të tjera

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony J. Blinken, me të cilin bisedoi për rëndësinë e marrëdhënieve strategjike dypalëshe, për zhvillimet në rajon, solidaritetin me Ukrainën dhe angazhimi në krah të aleatëve në NATO-s. Presidenti Begaj e cilësoi shumë të rëndësishme këtë vizitë dhe u shpreh se ajo është një demonstrim “se partneriteti ynë strategjik është më i fortë se kurrë.”

“Kjo vizitë – vijoi më tej Presidenti Begaj – është një mesazh i fortë në mbështetje të shqiptarëve, politikës tonë të jashtme dhe të ardhmes së Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE.”

Kreu i shtetit i shprehu Sekretarit Blinken mirënjohjen për atë që SHBA kanë bërë e po bëjnë për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin.

“Jemi falënderues për atë që SHBA kanë bërë dhe Ju po bëni për demokracinë shqiptare, sundimin e ligjit, veçanërisht reformën në drejtësi, mbrojtjen, sigurinë dhe sigurinë kibernetike, arsimimin dhe ekonominë përmes programeve të ndryshme mbështetëse”- deklaroi Presidenti gjatë bisedës me Sekretarin Amerikan të Shtetit.

Presidenti i Republikës theksoi se Shqipëria dhe SHBA kanë qenë së bashku në mbështetje të Ukrainës si aleatë në NATO duke kontribuar në misione në Afganistan dhe Irak.
Presidenti Begaj deklaroi :”Shqipëria është e përkushtuar të vazhdojë të kontribuojë së bashku me SHBA dhe NATO për sigurinë rajonale dhe globale”.

”Unë e shoh këtë vizitë si një të ardhme të ndritur për Shqipërinë, partneritetin tonë strategjik që do të zgjasë për shumë se 100 vite të tjera”, u shpreh Presidenti Begaj.

Arena e Lajmit

Zbardhet takimi midis sekretarit Blinken dhe Presidentit Begaj: Partneriteti jonë strategjik do të zgjasë për shumë se 100 vite të tjera

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook