Në Angli, mediat këtë të premte, kishin si protagonistë në faqet e para Roy Hodgson dhe Jose Mourinho-n. Trajneri i Crystal Palace është shtruar në spital pasi nuk ishte ndjerë mirë teksa drejtonte seancën stërvitore. Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën, por po monitorohet nga stafi mjekësor. Akoma më shumë zhurmë bëri deklarata e Jose Mourinho-s një ditë më parë, me teknikun portugez i cili zbuloi se kishte refuzuar më herët një ofertë për të drejtuar përfaqësuesen e “tre luanëve”:
“Kam refuzuar Anglinë”, ishte titulli kryesor në të përditshmet angleze, duke iu referuar deklaratës së Jose Mourinho-s.
()