“Pushtet absolut kryeministrit”, ish-të përndjekurit politikë kërkojnë abrogimin e ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës

Ish-të përndjekurit politikë kërkojnë abrogimin e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 që sipas tyre i japin pushtet absolut kryeministrit dhe nuk lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve të lira në vend. Pas një aktiviteti në përkujtim të 79 vjetorit të rënies së Prekë Calit në Tamarë të Malësisë së Madhe Presidenti i Unionit Mbarëkombëtar të ish të përndjekurve Besim Ndregjoni tha se ndryshimet kushtetuese janë emergjente për rikthimin e demokracisë në vend.

Ndregjoni kërkon edhe miratimin e ligjit për dënimin e krimeve të komunizmit, një kërkesë zyrtare edhe e kishës katolike dhe komuniteteve të tjera fetare.

Në 79 vjetorin e vrasjes së Prekë Calit u vendosën kurora me lule në memorialin kushtuar kësaj figure historike që luftoi për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga përfaqësues të PD, ish-të përndjekurit dhe të afërm.
()

Arena e Lajmit

“Pushtet absolut kryeministrit”, ish-të përndjekurit politikë kërkojnë abrogimin e ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook