Një lojë e zhvilluar nga ”Big Brother” ka nxitur debate,replika dhe rrëfime.
Heidi Bacit iu drejtua një pyetje anonime ku shkruhej: A po e përdor ti marrëdhënien me Romeon siç bëre me Massimilianon në Grande Fratello?
E heshtur në shumicën e kohës për këtë histori, Heidi u përball me pyetjen që nga gjuha e trupit duket se e kishte vënë shumë në siklet.
Heidi u përgjigj duke theksuar se me Romeon ka ndjenja të pastra ndërsa ajo që ndodhi në formatin Grande Fratello ishte grackë pasi sipas saj iu kthye e gjithë shtëpia kundra për një gabim
Situata në Grande Fratello ka qenë shumë ndryshe”, shprehet ajo me një ton reflektues dhe të qartë.Kam ndjerë presion dhe kam bërë një gabim. Nuk kam pasur fuqinë të ndaj disa gjëra”, shton Heidi. Situata ishte aq e komplikuar saqë ndjeu që kishte të gjithë shtëpinë kundër, dhe ndaj asaj situatat u keqinterpretuan, duke e bërë që të ndihej keq.”-shprehet konkurrentja
Heidi sqaroi se ajo çfarë ndodhi në Itali ishte “një grackë” dhe një “situatë jashtëzakonisht shumë larg” nga marrëdhënia “shumë të pastër dhe të bukur” që po përjeton me Romeon, dhe që e bën ajo të ndihet e lumtur. Ky moment i ndërlikuar i jetës së saj u bë një temë diskutimi të madh në të gjithë Italinë, por tani ajo ndihet si një person i ndryshuar dhe me një marrëdhënie të re që e vlerëson shumë.