Bilanci në 200 ditë, Policia e Shtetit lokalizoi dhe arrestoi disa nga ‘kokat’ më të mëdha të grupeve kriminale shqiptare

Në 200 ditë janë arrestuar disa nga kokat më të mëdha të krimit, si Dritan Rexhepi, Ibrahim Lici, Behar Bajri, Lul Berisha, Gëzim Çela, Leonard Duka, Plarent Dervishaj, Julian Mecaj, Florenc Çapja, Eduart Kurti etj.

Nuk kishte ndodhur më pare që policia e Shtetit në një hark kohor prej disa muajsh, të kishte lokalizuar dhe arrestuar pjesën më të madhe të kokave të krimit.

  • foto galeri

Janë lokalizuar dhe arrestuar Behar Bajri në Francë, Lul Berisha në Spanjë, baroni i heroinës Gëzim Çela në Kosovë, shqiptari më i kërkuar në botë Dritan Rexhepi në Turqi, Leonard Duka në Belgjikë, kunati i Lul Berishës Plarent Dervishaj në Dubai, Juljan Meçaj në Dubai, Florenc Çapja në Dubai, vrasësi i dënuar me burgim të përjetshëm Ervin Shahini, në kërkim prej 26 vitesh, apo Eduard Kurti i dënuar gjithashtu me burgim të përjetshëm. U lokalizuan dhe u ekstraduan dhjetra personazhe kriminale si Rubein Saraiva në Marok, apo Donald Hoxha në Britaninë me Madhe, të kërkuar nga drejtësia për vrasje.

Vetëm tre ditë më parë falë punës së Drejtorisë së Policisë Shkodër u ndoqën personat që mbanin lidhje dhe u lokalizua edhe Ibrahim Licin, i shpallur në kërkim përvrasjen e Endri Mustafës.

Pas lokalizimit, policia ka njoftuar autoritetet turke, duke bërë të mundur arrestimin e “Toto Rinës” së Shkodrës.

Më 10 maj të vitit 2023 prokuroria e Shkodrës mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen penale kundër Ibrahim Licit, duke e akuzuar këtë të fundit si ekzekutor i Endri Mustafës, më 17 maj 2021.

Për vrasjen e Endri Mustafës, është dënuar me 10 vite burg 16-vjeçari Ergys Malja, i dënuar për akuzën e ‘Vrasjes me paramendim kryer ne bashkëpunim’. Për Maljan prokuroria kërkoi 12 vite burgim për shkak të moshës së tij të mitur.

 

Arena e Lajmit

Bilanci në 200 ditë, Policia e Shtetit lokalizoi dhe arrestoi disa nga ‘kokat’ më të mëdha të grupeve kriminale shqiptare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook