Ish-deputetja Lajla Përnaska e ftuar në emisionin “Kjo Javë” nga Nisida Tufa në News 24, thotë se beson tek Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe se institucionet e reja të drejtësisë u formuam me mbështetjen amerikane dhe evropiane.
“Ne na ka munguar një sistem drejtësie funksional dhe me një standard normal. Ne si qytetarë kemi përjetuar në vite edhe me problemin ku tjetërsoheshin pronat, gjykatës të papërgjegjshëm bënin tjetërsime, manovra me qytetarin duke e pësuar qytetari. Kemi rënë të gjithë viktimë. Ai vettingu që pastron gjyqtarë dhe prokurorë, ato prona që i kapen në këtë formë i kanë bërë.
Jemi goditur të tërë nga ky sistem, për të shkuar te pandëshkueshmëria e politikës, që jemi të gjithë dëshmitarë që sistemi nuk ka funksionuar. Unë kam besuar tek sistemi në drejtësi. Jam ndjerë më mirë që forca madhore si Shtetet e Bashkuara dhe BE, kanë marrë përsipër një rol të drejtpërdrejtë në realizimin e kësaj reforme. Ka një perceptim të gjerë të qytetarëve në mbështetje të SPAK-ut. E shoh pozitive këtë gjë sepse na krijon shpresë, një shpresë që po venitej”, tha ajo.