“Fllad lufte”/ A do rikthehet ushtria me detyrim në Shqipëri?

Shqetësimi dhe deklaratat e zyrtarëve e ushtarakëve të Aleancës për atë që mund të ndodhë nëse NATO hyn në luftë me Rusinë, ka bërë që të gjithnjë e më shumë të diskutohet për rrezikun e një lufte dhe nevojën për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Madje, kohët e fundit liderët dhe ushtarakët e lartë të Aleancës kanë thënë se duhet të mendojmë të paimagjinueshmen. Sot europianët nuk mund të korrin më dividendin e paqes si dikur, ata po detyrohen të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen e tyre por dhe në mbështetje të Ukrainës. Edhe në rajon, ideja e rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak po diskutohet për shkak të paqëndrueshmërisë gjeopolitike.

Në Shqipëri ideja për të hapur debatin për rikthimin e detyrueshëm ushtarak është më e gjallë sesa opinioni publik e mendon.

Nuk janë të paktë ligjvënësit nga maxhoranca dhe opozita, ish ministra të mbrojtjes si dhe anëtare të komisionit të Sigurisë Kombëtare të cilët mendojnë se Shqipëria duhet ta marrë seriozisht në konsideratë dhe të jetë natyrshëm e hapur ndaj debatit. Deputetët thotë se është krejt e mundur për ta rikthyer ushtrinë me detyrim disa muaj por nuk mungojnë edhe zërat që e kundërshtojnë

Në Nenin 166 i Kushtetutës shkruhet se: 1. Shtetasit shqiptarë kanë për detyrë të marrin pjesë në mbrojtjen e Republikës së Shqipërisë, siç parashikohet në ligj.

Në rajon debate mbetet i gjallë, Kosova përballë këtij realitetit prej vitit 2021 ka sjellë idenë e kryeministrit Kurti që shërbimi i detyrueshëm ushtarak të zgjasë 6 muaj, 3 muaj verës dhe 3 muaj dimrit. “Ne do ta bëjmë shërbimin ushtarak të detyrueshëm vetëm nëse do të pajtohen të rinjtë përndryshe do të kenë shërbim civil”, ka thënë Kurti para gazetarëve. Në Serbi sipas sondazheve mbi dy të tretat e qytetarëve mbështesin aktivizimin e shërbimit të obligueshëm ushtarak.

Në Kroaci kryeministri kroat Plenkoviç paralajmëroi organizimin e një diskutimi në të cilin do të shqyrtohen të gjitha opsionet që kanë të bëjnë me vendosjen e shërbimit ushtarak,
Aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014 bëri disa qeveri evropiane të rikthenin shërbimin ushtarak siç ishte Ukraina dhe Lituania. Suedia e riktheu shërbimin ushtarak në vitin 2018, Letonia e riktheu në janar të këtij viti.
Në Norvegji dhe Danimarkë, ushtria është e detyrueshme me ligj, por ka mjaftueshëm vullnetarë që mbushin radhët e ushtrisë, kështu që askush nuk shkon pa deshire.
Edhe në Gjermani ka një diskutim të madh për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Nga 32 vende anëtare të Aleancës, duke përfshirë Suedinë, 9 prej tyre aplikojnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak
Në total sot në botë janë 85 shtete të cilët e kanë të detyrueshëm shërbimin ushtarak.
Koreja e Veriut e ka të detyrueshëm për të gjithë shtetasit, meshkujt duhet të shërbejnë 10 vjet rresht nën armë. Është shërbimi ushtarak më i gjatë sot në bote.
Ekspertët në Perëndim janë të mendimit se vendosja me detyrimin e shërbimit ushtarak mund të mos jetë përgjigja më e mirë dhe praktike për shumicën e vendeve anëtare të NATO-s për të rritur fuqinë ushtarake. Çdo ushtri evropiane ka rezervistë të cilët thirren nën armë në rastet kur ekziston rreziku i një konflikti ushtarak.
Duket se vetëm kur strukturat operacionale të Forcave të Armatosura plotësohen edhe me forcat rezerviste mund të arrijnë fuqinë e plotë luftarake dhe të përmbushin misionin kushtetues për mbrojtje si dhe detyrimet ndaj artikullit 5 të Aleancës Euroatlantike, NATO-s.

Arena e Lajmit

“Fllad lufte”/ A do rikthehet ushtria me detyrim në Shqipëri?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook