“Misioni ynë, të sundojë ligji”, Noka: Opozita, një forcë e madhe rezistence, do t’i bashkohet faktori shqiptar

Deputeti demokratik, Flamur Noka nga Devolli iu bëri thirrje demokratëve që t’i bashkohen protestës së 20 janarit.

Noka tha se qytetarëve do iu ofrohet një opozitë e bashkuar, e fortë sipas tij për të rrëzuar qeverinë “Rama”.

“Po shikoja që nga Cërrava deri këtu tezga rrugës dhe banorë të fshatrave për të shitur diçka. Kjo është qeveria më e keqe që ka pasur Shqipëria- këto fjalë dëgjova nga fermerët. Këto fjalë i ndjen kudo në çdo fshat të Shqipërisë, apo çdo qytet. Si shpjegohet që ju e shani këtë qeveri, por ajo ka fituar. Një banor tha; ne nuk votojmë, se votat tona vidhen. Kjo tregon se e keqja në Devoll dhe gjithë Shqipërinë, bazohet te akti i vjedhjes së votës, ndaj ka mbijetuar kjo qeveri. E gjithë fillon dhe mbaron te vota e lirë. Qytetarët u ndodhën para një presioni, shantazhi nga ana e pushtetit. Ju devollinjtë provuan se çfarë ishte dhuna nga pushteti. Ju e patë se ata bënë gjithçka, të mbajnë pushtetin me forcë. Sot kemi një rreze shprese, që buron te kërkesa juaj për t’u bashkuar dhe për të qenë bashkë. Kjo është një dritë e madhe në tunelin me errësirë. Përpos bashkimit tonë, ne me kërkesën tuaj të kahershme luftuam si përfaqësuesit tuaj dhe arritëm që të bashkojmë dhe opozitën. Kemi krijuar një forcë të madhe rezistence, të cilës do t’i bashkohet faktori shqiptar.”, -tha Noka.

()

Arena e Lajmit

“Misioni ynë, të sundojë ligji”, Noka: Opozita, një forcë e madhe rezistence, do t’i bashkohet faktori shqiptar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook