Tentoi të digjte me lëndë djegëse një makinë dhe fasadën e një supermarketi, arrestohet 41-vjeçari në Vaun e Dejës

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi akuzohet se tentoi të digjte me lëndë djegëse, një automjet dhe fasadën e një supermarketi. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Gjergj Dajani.

NJOFTIMI I POLICISE
Tentoi të digjte me lëndë djegëse, një automjet dhe fasadën e një supermarketi, falë veprimeve të thelluara hetimore, identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i këtyre rasteve. Vihet në pranga 41-vjeçari Gjergj Dajani.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore për zbardhjen e 2 rasteve të tentativës së shkatërrimit të pronës me zjarr, të ndodhura ditët e fundit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit Gj. D., 41 vjeç, banues në fshatin Stajkë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 15.02.2024, ka hedhur një shishe me lëndë djegëse në drejtim të fasadës së supermarketit me administrator shtetasin L. M., 41 vjeç, banues në Shkodër, pa shkaktuar dëme.

Gjithashtu, më datë 17.02.2024, ka hedhur një shishe me lëndë djegëse, në drejtim të automjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. S., 49 vjeç, banues në fshatin Shelqet.

Vijon puna hetimore për zbardhjen e rasteve të tjera të shkatërrimit të pronës, që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Tentoi të digjte me lëndë djegëse një makinë dhe fasadën e një supermarketi, arrestohet 41-vjeçari në Vaun e Dejës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook