Bayern është në një situatë delikate, me skuadrën që ka humbur në ndeshjen e parë ndaj Lazios në Champions League dhe ka pësuar dy disfata radhazi në kampionat. Qëndrimi i Tomas Tuchel te kampionët në fuqi nuk është i sigurt dhe mediat tashmë kanë filluar të flasin për një largim të trajnerit. Rreth kësaj çështje ka folur CEO i bavarezëve, Christoph Freund.
“Natyrisht, Tuchel po lufton me situatën, e cila është shumë e vështirë për të gjithë ne. Qëllimi ynë është të dalim së bashku nga kjo situatë. Jemi të gjithë në të njëjtën barkë, jemi bashkë” –Tha Freund.
(J.S/)