MEMALIAJ – Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Memaliaj.
Gazetarja Brikena Metaj raporton për Arena e Lajmit se mjeti është përfshirë nga zjarri, ndërsa ka qenë i parkuar në afërsi të banesës së pronarit që e disponon.
Në vendngjarje ka mbëritur një automjet zjarrfikës me grupin e efektivëve, duke shuar flakët, ndërsa makina është dëmtuar.
Dyshohet që shkak i zjarrit të jetë një shkëndijë në sistemin elektrik të makinës./Arena e Lajmit/