Përballja e Rozës dhe Heidit të shtunën që lamë pas ka qenë mjaft e komentuar në rrjetet sociale duke e ndarë publikun në dy pjesë.
Ditën e djeshme ky diskutim është hapur sërish nga ana e Heidit e cila po fliste në oborr me Ilnisën.
Heidi tha se në rast se nuk do të kishte ndërhyrë Rikja mes tyre, Roza do kishte degraduar në dhunë fizike ndaj saj.
Romeo i cili po dëgjonte bisedën e tyre nga kolltuku përballë, shtoi se në kohën kur Rikja e ka tërhequr Rozën kjo e fundit ka reaguar ashpër edhe ndaj saj duke e grricur në lëkurë.
Megjithatë Heidi i kërkoi të mos e bëjë këtë diskutim duke tentuar të mbrojë Rozën nga një ndëshkim i mundshëm.
Nuk dihet nëse vajzat kanë marrë direktiva nga produksioni për ta mbajtur të fshehtë këtë situatë.