Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësinë: Të zbardhet shkaku i zjarrit tek urgjenca e QSUT

DEKLARATE E  KRYETARES SË KOMISIONIT PARLAMENTAR PËR SHËNDETËSINË, ZHENI GJERGJI

Një javë më parë urgjenca e spitalit më të madh në vend, Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u përfshi nga zjarri duke nxjerrë jashtë funksioni shërbimet spitalore që ofroheshin aty. Godina e re e urgjencës është përuruar vetëm një vit më pare dhe ka kushtuar plot 17 milion euro.

Ndërkohë që shkaqet e rënies së zjarrit dhe përgjegjësit duhen zbardhur sa më parë nga organet ligjzbatuese, është e papranueshme që vetëm 2 ditë me parë QSUT ka njoftuar zhvendosjen e shërbimeve të urgjencës në Spitalin e Traumës dhe Spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Qytetarë të shumtë në emergjencë shëndetësore janë përballur me dyert e mbyllura të Urgjencës së QSUT-së dhe iu është dashur t’iu drejtohen spitaleve të tjera të kryeqytetit, vonesë që ka rezultuar edhe fatale për pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kjo vetëm si rezultat i papërgjegjshmërisë dhe arrogancës së drejtuesve të QSUT-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Prandaj, në emër të Grupit Parlamentar të PD-së dhe Komisionit Parlamentar për Shëndetësinë kërkoj me urgjencë zbardhjen e shkaqeve të zjarrit në QSUT dhe përgjegjësve, si dhe marrjen e masave për ofrimin e shërbimeve jetëshpëtuese për qytetarët. E gjitha kjo ka ndodhur  për shkak të arrogancës dhe pa aftësisë dhe tregon se sa pa e rëndësishme është jeta e qytetarëve për ministrinë e shëndetësisë.

Ajo cfarë ndodhi në urgjencën e Qendrëns Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është tregues i qartë ku ndodhet sot shëndetësia shqiptare.

📌Qytetarët paguajnë për shëndetësinë më shumë se kushdo në Europë. Por pavarësisht kësaj ata nuk marrin sherbime. Miliardat , Qeveria i çon për biznesin e konçesioneve dhe në xhepat e oligarkëve.

Nuk është vetëm opozita, janë edhe institucionet ndërkombëtare që e tregojnë këtë. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në vitin 2021 një shqiptar ka shpenzuar mesatarisht për shëndetin 465 dollarë. Kjo shumë në masën 59.7% (277 USD) është përballuar nga xhepi I qytetarëve dhe pjesa tjetër 39.7 për qind nga buxheti i shtetit, duke e renditur Shqipërinë të parën në listën e vendeve ku qytetarët paguajnë për shëndetin e tyre.

Tej çdo fasade dhe  jashtë çdo emocioni politik,  sot shëndetësia shqiptare është në kolaps dhe qytetarët janë ata që e vuajnë.

Këto fakte dhe  mijëra  arsye  të tjera, janë moment për të protestuar dhe ngritur zërin. Prandaj,  të dashur qytetar  ju ftoj, të bëhemi bashkë nesër në  orën 5:30, para kryeministrisë, Të nisim një rrugëtim për një Shqipëri pa krim dhe korrupsion, për një vend që ëndërrojmë të ndërtojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Arena e Lajmit

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësinë: Të zbardhet shkaku i zjarrit tek urgjenca e QSUT

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook