Presidenti i Unionit të Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Besim Ndregjoni iu ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë nesër në protestën e thirrur nga opozita.
Përmes një reagimi Ndregjoni thekson se; “Nesër me 20 shkurt duhet t’i tregojmë Balilëve të komunizmit, se kriminelin Enver Hoxhen ja tërhoqëm zvarrë bustin për ktimet që kishte bërë, juve ju paralajmërojmë se nuk do tu lejojmë juve pasardhësve bastard të xhelatëve të komunizmit, të na merrni lirinë që e kemi fituar me gjak të pafajshëm.”.
REAGIMI I NDREGJONIT
TË SHPËTOJMË DEMOKRACINË TË RUAJM LIRINË.
Të nderuar bashkëvuajtës, qëndrestar antikomunistë!
Mbas 33 vjet “tranzicioni” që akoma vazhdon, duket sikur kemi arritë pikën ma të ulët në demokratizimin e vendit dhe kemi ra në nji pellg imoraliteti që kërcënon me u revelue “i pashërim”. Ne antikomunstët të mbijetuarit e diktaturës, ne që përballuam plumbat dhe hekurat e diktaturës, kemi 33 vite që kërkojmë të memorizohet jeta e mbi 6000 shqiptarve që i vrau komunizmi, dhe sot nuk kan një varr në tokën e tyre dhe pasardhësit e xhelatëve ngrenë në piedestal kriminelin Enver Hoxhën!
Ne që përballuam mbi 914.000 vite burg e internim të pafund përballemi mbas 33 vitesh me përçmimin e pasardhësve të komunizmit. Sigurisht dhe fatkeqësisht trashëgimtarja e komunizmit që sundon sot Shqipërinë këtë palo demokraci e kan kthyer në propogandë komuniste duke i kthyer objektet e diktatorit më gjakpirës të luftës së ftohtë ndaj kombit të vet në një propagandë që këto objekte të shërbejnë si mjete propogandistike në një kohë kur Shqipëria është i vetmi vend në europë që nuk i ka dënuar krimet makbare të diktatorit Enver Hoxha. Apologji e krimeve të komunizmit. Për çfar nuk është bërë pishman Edi Rama për 6000 burra gra fëmijë të pushkatuar dhe që ju ka zhdukur kufomat nga diktatori, për 36.000 burra dhe gra që provuan burgjet dhe kampet çfarosëse të komunizmit, për zhdukjen e mijëra institucjoneve fetare, për vrasjen e klerikëve të të gjitha besimeve në Shqipëri. Dhe ka 32 vite që kjo mazhorancë nuk ka ndërgjegjësimin të i dënoi këto krime po vazhdon propagandën në nderim të diktatorit Hoxha Nuk është ba pishman se ne nuk lejuam hakmarrje individuale, ndaj xhelatëve të komunizmit, por ja kaluam drejtsise ta dënoi krimin enveristë. Ne përçuam paqen Kryeministri përçon urrejtjen.
Sot, shqiptarët dhe shqiptaret janë të djegun për liri e demokraci. Ata janë të sigurt që, nëse e tashmja ashtë grabitë nga oligarkët e pseudo-politikës në Shqipëri, e ardhmja i takon lirisë dhe demokracisë për të gjithë!
Të nderuar fisnikë shqiptar!
Nesër me 20 shkurt është dita e fillimit dhe mbrojtës së lirisë. Nesër ju që përballuat diktaturën, familjarisht në shesh të shpëtojmë demokracinë dhe të ruajmë lirinë!
Cdo shqiptar është i vetditshëm se pa mbrojt demokracinë ne nuk kemi liri!
Nesër me 20 shkurt duhet ti tregojmë balilve të komunizmit, se kriminelin Enver Hoxhen ja tërhoqëm zvarrë bustin për ktimet që kishte bërë, juve ju paralajmërojmë se nuk do tu lejojmë juve pasardhësve bastard të xhelatëve të komunizmit, të na merrni lirinë që e kemi fituar me gjak të pafajshëm.
Nesër do të ju tregojmë shqiptarve se nuk do të lejojmë që të heshtet ndaj krimeve të komunizmit, por ata që nesër në protestën madhështore do të marrin miratimin e popullit shqiptar për të i dënuar me ligj këta krime makabër që u banë ndaj shqiptarve.
Nesër i madh e i vogël ëdo familje antikomuniste të jetë në shesh për të nderuar gjakun e derdhur të shqiptarve nga diktatura enveriste dhe për të dënuar përçmimin e balileve enveristë që sundojnë Shqipërinë.
Demokracia është themeli i sigurisë dhe e një qeverie të përgjeshme e bazuar në shtetin e së drejtës, Zgjedhje të lira, të drejta të konkurrencës , media të hapura, respekt për opozitën dhe shoqërinë civileë, të drejta të plota për antikomunistët shqiptar!
Me lirinë dhe demokracinë nuk ka nevojë për kompromise.
Nesër duhet ti bëjmë të qartë imituesve të diktaturës dhe të ju dërgojmë sinjalin sqarues: ne antikomunistët duke do të lejojmë asnjë pushtet që të na cenoj lirinë dhe demokracinë në vendin tonë!
Demokracia nuk pret!
Besim NDREGJONI
President i Unionit të Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë