Një shtetas shqiptar i kërkuar në Gjërmani është arrestuar në zonën e Tomislavgrad, Bosnje-Hercegovinë, sipas urdhrit ndërkombëtar të Interpolit. I arrestuari është Gazmend Ajdini, 46 vjec.
Ai do të ekstradohet shumë shpejt në Gjermani, duke pasur parasysh se ka tentuar të vrasë në mënyrë brutale ish-bashkëshorten. Ai u arrestua në Tomislavgrad pasi sulmoi me sëpatë ish-bashkëshorten e tij të mërkurën. Pas aktit të tmerrshëm, ai ka ikur me një makinë dhe është fshehur në territorin e Bosnje-Hercegovinës. Kërkimi për të ka zgjatur nga e mërkura. Gruaja është plagosur rëndë dhe ndodhet në spital, raportojnë mediat gjermane.
Siç raporton “Avaz”, Gazmendi fshihej në një motel në zonën e Tomislavgradit, ku edhe u arrestua. Ai nuk rezistoi.
Sulmi me sëpatë ndodhi rrugës për në një shkollë në Ober-Ramstadt dhe shqetësoi banorët vendas. Dëshmitarët thanë se burri ishte duke pirë birrë dhe fillimisht e goditi gruan me një shishe të thyer dhe më pas me sëpatë në qafë. Me kërkesën për ndihmë juridike nga prokuroria