Julian Ahmataj u largua nga Tirana për shkak të rezultateve të dobëta në krye të ekipit bardheblu, teksa vendin e tij e zuri Erbim Fagu.
Gjithsesi duket se Ahmataj ka zgjedhur që të shfaqet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, për të ndjekur nga afër Tiranën përballë Teutës në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë.