Kryetarja e degës së PD në Himarë, Afrovita Dhimojani, ka mbajtur fjalën e saj sot në protestën e opozitës para Kryeministrisë. Ajo u ndal pikërisht te arrestimi i Fredi Belerit, kryetari i zgjedhur i Himarës, arrestim të cilën e cilëson të padrejtë.
Gjatë fjalës së saj, ajo iu drejtuar kryeministrit Edi Rama duke thënë se ‘Himarën e ka humbur’ dhe se nuk e mban dot ‘peng’.
“Ky regjim na mohon të drejtën e votës, pronës, fjalës, pluralizmit politik, duke asgjësuar opozitën me arrestimin e Berishës, kryeartin e bashkisë Himarë Belerin, Malltezin dhe shumë qytetarë të tjerë duke përdorur drejtësinë e re.
Himara po mbahet peng në një proces të padrejtë ligjor. Beleri vazhdon të mbahet në paraburgim më shumë se 9 muaj.
Ne jemi këtu për t’i thënë Ramës që Himarën e ka humbur dhe nuk e përçan dot”, u shpreh Dhimojani.