TIRANË – Sot Partia Demokratike e bashkuar po mban një protestë të madhe në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë.
Në shesh janë mbledhur mijëra qytetarë, ndërsa nuk kanë munguar edhe eksponentët më të rëndësishëm të opozitës. Në këtë protestë ishin të pranishëm edhe shumë deputetë opozitarë.
Ndër të tjera, në demonstratë ishin edhe fëmijët e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Berisha dhe Shkëlzen Berisha. Ndërsa, ish-kryeministri Berisha ka mbajtur një fjalim me video-konferencë, ku kritikon qeverisjen e Edi Ramës./Arena e Lajmit/