“Do t’i shuaj si familje”, babai i Sibela Abedinit: Nëse Altin Çokun nuk e dënon drejtësia, do t’i marr hakun 7-fish

Babai i Sibela Abedinit, në një lidhje telefonike në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 të moderatores dhe autores Evis Ahmeti, ka deklaruar se në rast se nuk vepron drejtësia, do të jetë ai që do të marrë masa për ndëshkimin e Altin Çokut.

Sipas tij në rast se Çoku nuk dënohet me burgim të përjetshëm, ai do të marrë hak tek ai dhe familja e tij.

“Jam baba dhe nuk e lë me kaq historinë. Ai që ka shtyr drejt vetëvrasjes vajzën time…
Të vrasësh një femër duhet të japësh 7 krerë meshkujsh. Unë do të pres ligjin, por kështu e parashikon Kanuni. Nëse ligji nuk merr masa të rrepta…

Do ta paguajë shtrenjt ai dhe familja e tij.
Djali më ka thënë që dikush e ka shtyrë Sibelën, dikush e ka teklefonuar dhe e ka detyruartë dalë në tarracë që të pijë duhan.

Nëse shteti nuk çon drejtësinë n vend unë do të marr hakun 7-fish.

Kërkoj burgim të përjetshëm për Altin Çokun. Nëse lirohet do ta vras atë dhe familjen e tij, nuk e fal”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Do t’i shuaj si familje”, babai i Sibela Abedinit: Nëse Altin Çokun nuk e dënon drejtësia, do t’i marr hakun 7-fish

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook