Legalizuan një pallat në kundërshtim me ligjin, pas 11 punonjësve, pezullohet nga detyra kreu i Kadastrës në Lezhë

Krahas 11 punonjësve është pezulluar nga detyra dhe Drejtori i Agjencisë se Kadastrës Gentian Malotaj dhe përgjegjësi i legalizimeve Artur Shabaku.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për se zyrtarët janë vënë nën hetim nga prokuroria e Lezhës për veprën penale “Shpërdorim Detyre”, dhe në kuadër të këtij hetimi prokuroria Iva Harka ka kërkuar pezullimin e tyre nga detyra, kërkese që është miratuar nga Gjykata e Lezhës. Sipas prokurorisë dy zyrtarët e Kadastrës kanë legalizuar një pallat në zonën e Kunës në Shëngjin në kundërshtim me ligjin.

Vendimi i pezullimit është ankimuar në gjykatën e Apelit Tirane, ndërsa pak ditë me parë u pezulluan dhe 11 punonjës pasi akuzohen për moszbatimin e një vendimi gjykate për mos kthimin në shtet të një sipërfaqe toke të tjetërsuar në zonën e Ranës e së Hedhur në Shëngjin.

()

Arena e Lajmit

Legalizuan një pallat në kundërshtim me ligjin, pas 11 punonjësve, pezullohet nga detyra kreu i Kadastrës në Lezhë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook