“E dija që do lidhej më dikë”/ Ish-konkurrentja e “BB” nxjerr zbuluar lojën e Romeos

Dje në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike ish-konkurrentja e “BB”, Genta Gjalpi. Mbrëmjen e djeshme spektakli nisi me përplasjen mes Meritonit dhe Ledjonës që u duk sikur Meritoni po përdorte emrin e vajzës së saj.

Një pjesë nga intervista:

Ndërkaq, si e sheh Genta marrëdhënien e krijuar mes Ilnisës dhe Meritonit?

Ilnisa më është dukur më e përfshirë. Tek Meritoni nuk shoh asgjë. Meritoni e ka qejf Ilnisën sa kam qejf unë brokolin.(qesh)

Raporti Sara-Bardhi dhe hyrja e motrës së këngëtarit, si e komenton Genta?

Bardhi i qetë është edhe jashtë, dëgjon shumë dhe flet pak. Lidhja me Sarën më duket si tërhiq e mos e këput. Më pëlqeu qëndrimi i motrës së tij, nuk e uli figurën e Sarës, nuk donte ta takonte për arsyet që i tha qartë por i tha Bardhit ndiq zemrën dhe intuitën tënde.

Eliminimi i Gracianos, si i është dukur Gentës loja e ish-banorit?

Do të doja ta kishte marrë pak më shtruar, do të ishte aty brenda nëse do e kishte marrë.

Unë e dija që Romeo do lidhej më dikë që pa nisur Big Brother. Ai nuk rri dot vetëm për një kohë aq të gjatë, nuk më duhet e habitshme. Nuk më duket lidhje që do zgjas shumë. Mendoj se do një femër më të fuqishme nga ana e showbizit, Heidi nuk njihet fare. Ndoshta dhe ka ndryshuar por nuk e mendoj, vesi vdes me shpirtin.(qesh) Heidi është e mirë dhe e bukur por nuk e shoh fare me Romeon. Nuk e vë në dyshim që kanë kimi dhe pëlqehen.

Më pranë finales cilët banorë sheh Genta?

Ledjona, Ilnisa, Romeo, vajzat nga Kosova më pëlqejnë shumë si dhe Roza.

“E dija që do lidhej më dikë”/ Ish-konkurrentja e “BB” nxjerr zbuluar lojën e Romeos

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook