Partia e Lirisë thirrje PS: Tërhiquni nga projektligji për zonat e mbrojtura

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho para Parlamentit i bëri thirrje që të tërhiqen nga projektligji për zonat e mbrojtura.

Xhixho tha se duhet hapur konsultimi me shoqërinë civile dhe delegacionin e BE për këtë nismë.

DEKLARATA E XHIXHOS
Një vendim krejtësisht në dëm të interesit publik e kombëtar më detyron të jem përpara jush e të ndaj me gjithë qytetarët shqetësimin tim.
Sot dhe jo nesër, tani dhe jo më vonë, është koha që të gjithë t’i themi NDAL rrëmbimit që Qeveria e Maxhorancës së Inceneratorëve po planifikon t’u bëjë zonave të mbrojtura, pasurive të pakthyeshme të krijuara në mijëvjeçarë, që na vijnë trashëgim prej brezave. Ligji i ri i sjellë në Parlament nuk është gjë tjetër por zgjatim i ligjeve të tjerë të së njëjtës filozofi qeverisëse që frymëzohet, financohet dhe iu shërben interesave të babëzisë kriminale të një grushti oligarkësh.
Me këtë ligj, çdo zonë e mbrojtur mund të kthehet në shesh ndërtimi për t’u shndërruar në resorte, komplekse pallatesh apo biznese që të ushqejnë me pasurinë kombëtare xhepat e tyre edhe të padronëve të tyre në qeveri, në dëm të florës, faunës dhe peizazhit natyror të vendit. Me këtë ligj, Shqipëria nuk do të ketë më pasuri natyrore të mbrojtura nga shteti. Pasojat e tij do të jenë të pakthyeshme. E njëjta maxhorancë që dy vjet më parë i hapi ditën jeshile grabitjes së portit të Durrësit, apo që më parë shkatërroi Lagunën e Nartës me aeroportin e Vlorës që mund të ndërtohej shumë mirë diku tjetër, sjell për miratim një ligj tjetër që i hap rrugën shkatërrimit të zonave të mbrojtura, në kundërshtim të hapur me rekomandimet e BE. Delegacioni i BE ka kërkuar sikundër edhe shoqëria civile që komisioni parlamentar të rihapë procesin e konsultimeve “në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse” për ndryshimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura, pas draftit të ri të dorëzuar nga qeveria që lejon investimet strategjike brenda tyre.
U bëj sot thirrje kolegëve deputetë të maxhorancës të tërheqin nga seanca ligjin dhe të hapin konsultimin publik me shoqërinë civile dhe Delegacionin e BE. Le të dëgjojmë edhe njëherë zërin e ekspertëve të mjedisit, shoqërisë civile dhe banorëve të zonave që mund të preken direkt.
Shqipëria është e të gjithëve ne, është e çdo shqiptari, ndaj Qeveria ta ndalë dorën kriminale të fshehur pas Projektligjit për Zonat e Mbrojtura i cili vetëm emrin ka të tillë. Të gjithë duhet të bashkohemi me reagimin qytetar në protestën qe do zhvillohet pas pak para Parlamentit nën moton:
MBRONI ZONAT E MBROJTURA!

Arena e Lajmit

Partia e Lirisë thirrje PS: Tërhiquni nga projektligji për zonat e mbrojtura

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook