Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar nga ballkoni i banesës para mbështetësve të tij gjendjen e rrugëve në vend, ku u shpreh se shemben sepse sipas tij “u hidhet bukë peshku”.
Berisha u shpreh se rrugëve po u ndryshohen trajektoret që “vjedhja të bëhet tërkuzë”. “Po pse ndahen rrugët në dhjetëra e dhjetëra lote? Që të mund të vidhet dhjetëra e dhjetëra herë” tha ai.
Ndër të tjera ai u ndal tek reforma në drejtësi, ku u shpreh se “Edi Rama ka krijuar mburojën më të tmerrshme gjyqësore, të vjedhjeve të tij monstruoze dhe të qeverisë së tij”.
“Edi Rama me reformën në drejtësi ka krijuar mburojën më të tmerrshme gjyqësore, të vjedhjeve të tij monstruoze dhe të qeverisë së tij. Nuk ka asnjë proces ndaj asnjë personi që nuk përcaktohet nga Edi Rama. Karakteri i kësaj drejtësie është më kriminali që ka ekzistuar. Çdo vendim shtyhet ne zyrat e Edi Ramës dhe dërgohet në SKAP apo në Gjykatë, që janë të mbushur me anëtar të grupeve kriminale”, tha ai.