“S’ishte rastësi”, rrëfehet Ramadani: Nuk vendos limite (VIDEO)

Kristi Ramadani është një nga emrat që pritet shumë në të ardhmen e peshëngritjes shqiptare. Ramadani, ia doli të fitonte dy medalje argjendi në Kampionatin Europian, duke marrë statusin e nën-kampionit të Europës. I emocionuar për arritjen dhe gati për të ardhmen e ndritur, Ramadani dha një intervistë për News 24, ku tregoi pritshmëritë e tij, por jo vetëm!

 

 

Çfarë emocionesh kishe?

Ishte një ëndërr që e ndjek prej kur kam qenë i vogël. Nuk ishte rastësi. Më në fund u shpërblye dhe ja medaljen  e morëm.

Çfarë do të thotë për ty ky status?

Është kënaqësi, por edhe përgjegjësi. E vështirë të marrësh medaljet, por edhe më e vështirë t’i mbash.

Më thuaj diçka më tepër për rrugëtimin tënd.

E kam nisur këtë sport që në moshën 6-vjeçare. Rezultatet më të mira para kësaj arritje ishte vendi i pestë në Europë me para- të  rinjtë, vendi i tetë në vitin e kaluar dhe këtë vit nën-kampion Europe. Ka qenë një kohë e gjatë stërvitje-je. Edhe unë kam patur dëmtimet e mia, që më kanë mbajtur  mbrapa pak me kohën. Asgjë nuk do ishte e mundur pa familjen time. Nuk duhet harruar edhe Federata e Peshëngritjes.

A është peshëngritje një profesion i mirë për të rinjtë.

Shumë sportistë kanë dhënë kontribut të madh, ne duhet të jemi falënderues dhe mirënjohës. Tashmë kemi një ligj shpërblimi të mirë.Unë i ftoj të rinjtë që të merren me sport. Jeta është më e bukur kur je i disiplinuar.

Çfarë synon për të ardhmen?

Dua të kem progres e jo regres. Nuk dua t’i vendos limite vetes. Unë kam besim se arritjet do jenë edhe më të larta.

(J.S/)

Arena e Lajmit

“S’ishte rastësi”, rrëfehet Ramadani: Nuk vendos limite (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook