VIDEO/ Asist në golin vendimtar, lojtari shqiptar ndihmon skuadrën për kualifikimin në Conference League

Dinamo Zagreb eliminoi Betis nga Conference League. Ndeshja në Spanjë kishte përfunduar 1-0 për kroatët, ndërsa sonte barazimi 1-1 i dhuroi një biletë për në fazën tjetër skuadrës nga Zagrebi.

Në takimin e sotëm, të luajtur në  Stadion Maksimir (Zagreb), protagonist ishte një lojtar shqiptar. Arbër Hoxha dha asist te goli i Kanekos në llogari të Dinamos së Zagrebit, në minutën e 59-të. Hoxha luajti 86 minuta, ndërsa nga SofaScore u vlerësua me notën 7.4.

Për 25-vjeçarin është asisti i parë me fanellën e skuadrës së re, ekip në të cilin u transferua në merkaton e janarit. Dinamo e Zagrebit do të njihet me rivalin në fazën tjetër pas shortit që do të hidhet të premten më 23 shkurt në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon, Zvicër.

 

 

(J.S/)

 

 

Arena e Lajmit

VIDEO/ Asist në golin vendimtar, lojtari shqiptar ndihmon skuadrën për kualifikimin në Conference League

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook