VIDEO/ Vjedhja e këmbimit valutor, grabitësi drejton “armën”, por përballet me rezistencë, punonjësi tenton ta…

Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit në kryeqytet ku një person i paidentifikuar nën kërcënimin e një pistolete lodër ka grabitur një shumë parash nga një pikë këmbimi valutor.

Nga pamjet e siguruara nga autori shfaqet teksa i drejton armën e rreme personit që ndodhet brenda pikës së këmbimit valutor.

Megjithatë ky i fundit i ka rezistuar kërcënimit të autorit duke e shtyrë atë, por është përballur me një goditje nga ana e tij.

Pavarësisht kësaj ai sërish ka tentuar ta “çarmatosë” duke vendosur dorën te pistoleta lodër, por pa arritur përfundimisht t’ia rrëmbejë atë autorit të paidentifikuar.

Arena e Lajmit

VIDEO/ Vjedhja e këmbimit valutor, grabitësi drejton “armën”, por përballet me rezistencë, punonjësi tenton ta…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook