“Visit Malta Trophy”/ Shqipëria luan ndeshjen e parë në Maltë ndaj Bjellorusisë

Shqipëria e vajzave zhvilloi ndeshjen e parë në turneun “Visit Malta Trophy”. Vajzat kuqezi u mposhtën nga Bjellorusia në stadiumin “Tonny Bezzina” me rezultatin 0-3.

Trajneri Armir Grima e nisi me këtë formacion titullar sfidën ndaj Bjellorusisë: Viona Rexhepi (GK), Luçije Gjini, Sara Maliqi, Alma Hilaj, Armera Tukaj, Ezmiralda Franja (C), Djellza Istrefaj, Gresa Berisha, Valentina Troka, Mikaela Metalla dhe Fortesa Berisha.

Ndeshja nisi më mirë për Shqipërinë që i shkoi shumë pranë golit që në minutën e 5-të. Vajzat kuqezi rrezikuan dy herë me Djellza Istrefajn dhe Fortesa Berishën por pa sukses.

Në minutat në vijim Shqipëria pësoi golin e parë në të 35-ën, pas një autogoli.

Pjesa e parë përfundoi 0-1, ndërsa fraksioni i dytë nisi me një zëvëndësim për Kombëtaren. Në fushën e lojës u aktivizua Arbenita Curraj, ndërsa Bjellorusia realizoi edhe golin e dytë në minutën e 62 me Anna Pilipenko.

Katër minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt, Bjellorusia shënoi edhe një tjetër gol me të njëjtën autore, Anna Pilipenko.

Në fund sfida përfundoi me fitoren e Bjellorusisë me rezultatin 3-0.

Kombëtarja shqiptare e vajzave do të luajë ndeshjen e dytë në turneun “Visit Malta Trophy” ndaj Ishujve Faroe, më 25 shkurt. Edhe ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Tonny Bezzina” në ora 14:00.

Arena e Lajmit

“Visit Malta Trophy”/ Shqipëria luan ndeshjen e parë në Maltë ndaj Bjellorusisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook