Një 62-vjeçar i ka dhënë fund jetës, ndërsa është gjetur i vetëvarur në një kasolle.
Ngjarja ndodhi rreth orës 08:30, në fshatin Kurjan të Roskovecit.
Shtetasi me inicialet Y. S., rreth 62 vjeç, është gjetur i pajetë nga familjarët, në një kasolle afër banesës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.