Ballkani ka regjistruar takimin e radhës pa fitore, teksa tashmë rrezikon seriozisht kreun e renditjes në elitën e Kosovës. Ekipi nga Suhareka është ndalur sot në shtëpi përballë Gjilanit, dhe i ka dhënë mundësinë Llapit që ta kalojë në klasifikim.
Kuçi i dha avantazhin Ballkanit në pjesën e parë por një gol i ish-mesfushorit të Vllaznisë, Elvedin Heriç, u siguroi një barazim të vlefshëm miqve që kërkojnë të mbijetojnë në elitë. Ndaj Ballkani tani ka vetëm 2 pikë avantazh në renditje ndaj Llapit i cili luan nesër ndeshjen e vet kundër Prishtinës.
Në ndeshjen tjetër të luajtur sot, Malisheva mundi me shifrat 2-1 Feronikelin dhe qëndroi kësisoj në garë për një vend në aktivitetet europiane në edicionin e ardhshëm.
Rezultatet:
Ballkani-Gjilani 1-1
Malisheva-Feronikeli 2-1