E vrau djali, fëmijët e tjerë ndihmuan ta groposnin në kasolle, përcillet sot për në banesën e fundit 50-vjeçari në Durrës

Pamjet që shihni vijnë nga ceremonia mortore e Pëllumb Metës, 50-vjeçari që u vra nga djali i tij, ndërsa bashkëpunëtorë ishin dhe dy fëmijët e tjerë.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për pamjet nga banesa e Metës, ndërsa makina e funeralit ndodhet në rrugë. Familjarë, të afërm do t’i japin lamtumirën e fundit 50-vjeçarit, i cili u vra më 10 shkurt, ndërsa krimi i rëndë u zbulua dje për publikun.

Si fillim për krimin u dyshua e bija, Hygerta Meta, e cila mori dhe përsipër autorësinë e krimit, por hetimet treguan krejt të kundërtën. Babai ishte vrarë nga djali i tij, Hysen Meta, ndërsa për varrosjen e tij në kasolle kishin marrë pjesë dhe vajza dhe djali.

 

()

 

Arena e Lajmit

E vrau djali, fëmijët e tjerë ndihmuan ta groposnin në kasolle, përcillet sot për në banesën e fundit 50-vjeçari në Durrës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook