Neranxi Group merr pjesë në panairin Horeca në Pallatin e Kongreseve, prezanton 4 brandet e reja

TIRANË – Neranxi Group mori pjesë në panairin Horeca të organizuar për tre ditë me radhë në Pallatin e Kongreseve, me pjesëmarrjen e shumë bizneseve, të cilët operojnë në sektorin e Hoteleri Turizmit. Me një aktivitet 33-vjeçar në sektorin ushqimor, Neranxi Group këtë herë prezantoi në panair 4 brandet më të reja të Kompanisë Neranxi, të cilat i janë shtuar emrave të tjerë të njohur ndërkombëtarë, ekskluzivitete të kompanisë.

Neranxi Group është i njohur për bizneset në sektorin ushqimor siç është Kompania Neranxi për produktet ushqimore në sektorin e hoteleri turizmit dhe konsumatorin familjar, Neranxi Pack për ambalazhet ushqimore, Instituti Kulinar Neranxi për burimet njerëzore që diplomon.

Një traditë prej 17 vitesh në organizimin e panairit privat të saj dhe me eksperiencë të gjatë, bashkë me cilësinë e produkteve, bëri që stenda e Neranxit të ishte ndër më të preferuarat në panair.

()

Arena e Lajmit

Neranxi Group merr pjesë në panairin Horeca në Pallatin e Kongreseve, prezanton 4 brandet e reja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook