Vdes punëtori në Lezhë, policia në vendngjarje. Ende nuk dihet…

LEZHË – Një punëtor është gjetur i vdekur brenda një objekti në ndërtim në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për Arena e Lajmit se personi i moshës rreth 40 vjeç është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Lezhës, ku do t’i nënshtrohet mjekësisë ligjore.

Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një aksident në punë apo punëtori të ketë gjetur vdekjen nga shkaqe të tjera. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton atë që ka ndodhur.

()

Arena e Lajmit

Vdes punëtori në Lezhë, policia në vendngjarje. Ende nuk dihet…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook