Konyaspor mundi 2-0 Hatyaspor në kampionat, duke u rikthyer te rezultatet pozitive, pas humbjes me Besiktas.
Sokol Cikalleshi u aktivizua titullar në këtë takim, me paraqitjen e tij që u vlerësua me notën 6.8. Për sulmuesin shqiptar të Konyaspor sot nuk ishte një ditë e zakonshme, pasi luajti ndeshjen e 100-të me fanellën e kësaj skuadre. Në këtë takim protagonist ishte lojtari tjetër shqiptar Valon Et’hemi, me asistin te goli i dytë, i shënuar nga Ulgun.
(J.S/)