VIDEO/ City vijon ndjekjen ndaj  Liverpool, në transfertën e Bournemouth mjafton Foden

Manchester Cityt i ka mjaftuar një gol për të mundur Bournemouth në kampionat me shfirat 0-1, në transfertën e “Vitality Stadium”. Kampionët e Anglisë dominuan në pjesën e parë, duke ushtruar presion në zonën e vendasve. Për të ardhur te goli, sfida u zhbllokua në favor të “qytetarëve” pas 25 minutash lojë, me anë të Foden.

Të besuarit e Iroalas provuan të bënin diçka me kundërsulme, duke vendosur jo pak në vështirësi portierin Ederson. Një goditje e bukur e Milos Kerkez u ndal nga “gardiani” i  citizens, i cili u detyrua të devijojë topin në goditje nga këndi.

Në pjesën e dytë, Bournemouth u përkujdes në maksimum që të mos pësonte të dytin, me sfidën që nuk njohu ndryshim rezultati deri në vërshëllimen përfundimtare të arbitrit Gillett.

Trajneri i Cityt, Guardiola freskoi skuadrën në 45 minutat e dyta, me Nunes dhe Haaland që u zëvendësuan nga Doku dhe Alvarez.  Skuadra nga Manchesteri shkon në kuotën e 59 pikëve, një pikë më pak se Liverpool.

(VIDEO)

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

VIDEO/ City vijon ndjekjen ndaj  Liverpool, në transfertën e Bournemouth mjafton Foden

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook