Sulmuesi shqiptar Ermal Krasniqi realizoi gol në ndeshjen e skuadrës së tij, Rapid Bukureshti, në fushën e Poli Lasi, takim ky i vlefshëm për kampionatin rumun.
25-vjeçari, pasi shënoi edhe ndaj FC Hermannstadt, tregoi se po përshtatet shpejt me skuadrën e re. I transferuar te Rapidi i Bukrueshtit në merkaton e dimrit, ai ka luajtur 4 ndeshje në kampionat dhe ka “tundur” 3 herë rrjetën.
Ermal Krasniqi ka luajtur më parë te CFR Cluj po në Rumani, ndërkohë që do të mbahet mend për përvojën e tij te Ballkani në Kosovë. Fillimet e veta i pati te Ferizaj.
(J.S/)