Policia godet tre raste të armëmbajtjes pa leje dhe shitjes së drogës, ministri Balla: Pres rezultate në luftë kundër krimit të organizuar

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me operacionet më të fundit të policisë së Shtetit, ku janë goditur 3 raste të armëmbajtje pa leje, dhe në Tiranë 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se pret të tjera rezultate në luftë kundër krimit në përgjithësi dhe kundër krimit të organizuar në veçanti.

Postimi:

Policia e Shtetit vijon sistematikisht goditjet nëpërmjet megaoperacioneve kombëtare “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Fier dhe në Lushnjë, janë goditur 3 raste të armëmbajtje pa leje, dhe në Tiranë 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Janë sekuestruar 2 armë zjarri kallashnikovë, armë të ftohta, sasi të mëdhaja municioni luftarak dhe lëndë narkotike.

Pres të tjera rezultate në luftë kundër krimit në përgjithësi dhe kundër krimit të organizuar në veçanti.

Arena e Lajmit

Policia godet tre raste të armëmbajtjes pa leje dhe shitjes së drogës, ministri Balla: Pres rezultate në luftë kundër krimit të organizuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook