Liverpool triumfoi 0-1 ndaj Chelseat, në finalen e EFL Cup të mbajtur në Wembley Stadium (London). Blutë e Londrës dërguan tifozërin në festë pas gjysmë ore me golin e Sterling, gjithsesi u anulua për offside. Të besuarit e Jurgen Klopp e filluan pjesën e dytë me shumë dëshirë, teksa Van Dijk me kokë mposhti portierin Petrovic. Pas një rishikimi me VAR, goli i mbrojtësit u konsiderua pozicion jashtë loje.
Më pas, ishin djemtë e Pochettinos që insistuan dhe iu afruan shumë golit, madje goditën edhe shtyllën. Nuk pati gol në kohën e rregullt, me ekipet që iu drejtuan shtesës.
Në minutën e 118-të, Van Dijk shënoi në portën e Chelseat, këtë herë mund të gëzonte lirisht. Liverpool fiton kështu për të 10-tën herë në histori EFL Cup, një nga kupat më të rëndësishme në Angli.
(J.S/)