3 gola ndaj Torinos, Dybala: Te Roma shijoj të tashmen, dua të fitoj trofe!

Paulo Dybala ishte heroi i Romës, në suksesin 3-2 ndaj Torinos. Sulmuesi argjentinas realizoi 3 gola, duke udhëhequr ekipin drejt 3 pikëve.

“Unë gjithmonë dua të fitoj trofe. Është e qartë se rrugëtimi në Europa League është ende i gjatë, por ne e dimë se cilat janë objektivat tona dhe punojmë çdo ditë për t’i arritur ato. Kur arrita këtu thashë se më dukej sikur kisha një jetë që isha  këtu. Nuk e di se çfarë më pret në të ardhmen, por sigurisht që po e shijoj të tashmen” – Tha ai pas ndeshjes. Dybala po luan sezonin e dytë te Roma. Në këtë edicion, ai ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar 6 herë.

(J.S/)

Arena e Lajmit

3 gola ndaj Torinos, Dybala: Te Roma shijoj të tashmen, dua të fitoj trofe!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook