ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime, Ballkani vendos për të ardhmen e Ilir Dajës

Ilir Daja do të vazhdojë të jetë trajner i Ballkanit. Trajneri i njohur dhe klubi nga Suhareka do të vijojnë bashkëpunimin, të paktën deri në vitin 2026. Në të tilla kushte, historia e dashurisë vazhdon, pasi Daja dërgoi skuadrën dy herë në grupet e Conference League dhe gjithashtu, ekipi fitoi 2 herë titullin kampion me të në krye.

“Ne ia kemi besuar dirigjencën e “simfonisë” tonë.  Ai me “orkestren”e tij, kompozoi perla të pavdekshme, të cilat tashmë janë gdhendur në partiturat e  historisë. Ne i kemi besuar të na prijë betejave. Ai me “kalorësit” e tij, ngriti fronin e lavdisë! Andaj ai padyshim që mbetet njëri prej nesh. Zonja dhe zotrinjë, tifozë të kampionit të Kosovës, me kënaqësinë më të madhe ju njoftojmë se me maestron e fushës së blertë, me profesorin e nderuar, Ilir Daja, kemi vazhduar deri në vitin 2026.  Bashkë kemi nisur t’u shkruajmë faqet e historisë së futbollit tonë, bashkë do t’i vazhdojmë!” – Shkruan klubi.

(J.S/)

Arena e Lajmit

ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime, Ballkani vendos për të ardhmen e Ilir Dajës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook