PAMJET/ Tritol banesës së Ilir Koçiljas, shihni dëmet nga shpërthimi. Në kërkim autori

Pamjet që shihni tregojnë dëmet e shkaktuara në banesën e Ilir Koçiljas, i cili më 14 shkurt vrau me thikë fqinjin e tij Halil Kokën pas sherrit për parkimin. Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar pamjet për ku shihet se në apartamentin në katin e parë të një pallati janë shkaktuar dëme të mëdha, sidomos në kuzhinën e banesës.

Fatmirësisht në banesë nuk jetonte njeri, ndërsa nga shpërthimi janë dëmtuar elektroshtëpiake dhe mobilje, por edhe një makinë që ishte parkuar jashtë pallatit. Ndërkohë, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e autorit.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 26.02.2024, rreth orës 19:55, në lagjen nr.4, Durrës, në pjesën e jashtme të dritares së banesës së shtetasit I. K., në të cilën nuk banon njeri, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e ngjarjes identifikim dhe kapjen e autorit/ve.

()

Arena e Lajmit

PAMJET/ Tritol banesës së Ilir Koçiljas, shihni dëmet nga shpërthimi. Në kërkim autori

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook