Është shtyrë vendimi për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin.
Seanca do të mbahet më datë 5 mars, pasi të dëgjohet edhe mbrojtja e Belerit. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala.
GJKKO në një seancë prej gati tre orësh dëgjoi argumentet e avokatit. Gjatë mbrojtjes avokati paraqiti argumente që sipas të cilave deklaroi se Prokuroria e Vlorës ka gabuar, dhe se nuk u është vënë në dispozicion se cila është pajisja që është përgjuar ai dhe nga kush i është vënë në dispozicion kjo pajisje për Arsen Ramës, i infiltruari i policisë.