Nga Vjosa Osmani, te Vuçiç dhe videomesazhi i Erdoganit, kush janë liderët që marrin pjesë në samitin e Tiranës për Ukrainën

Tirana mirëpret sot Samitin “Ukrainë – Europa Juglindore”, organizim që do t’i bashkohen shumë liderë europianë, por dhe të rajonit. I pari që mbërriti në vendin tonë ishte presidenti ukrainas, Zelensky, i cili mbërriti mbrëmë para pak mesnate në tokën shqiptare.

Ftesë për të marrë pjesë ka edhe presidenti Serbisë Aleksandër Vuçiç, ndërkohë që pjesëmarrja s’do të pritet mirë nga Moska zyrtare pas qëndrimeve të Beogradit në lidhje me luftën në Ukrainë. Ndërkohë, Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani, ai i Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, etj. ndërsa krerët e shtetit të Turqisë, Greqisë, Rumanisë dhe Bullgarisë do të adresojnë fjalën e tyre nëpërmjet një videomesazhi.

Mësohet se samit do të bashkëdrejtohet nga Rama e Zelensky, ndërsa ka si qëllim që në 2-vjetorin e sulmeve ruse në Ukraine t’i tregojë kësaj të fundit mbështetjen e të gjithë vendeve të Europës Juglindore. Sakaq, përfaqësuesi i Bashkimit Europian që do të marrë pjesë në samitin e 28 Shkurtit do të jetë Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varheyli, i cili do të drejtojë edhe samitin e 29 shkurtit po në Tiranë ku do të diskutojë me liderët e Ballkanit Perëndimor për fondin e rritjes ekonomike që Brukseli ka vendosur në dispozicion të rajonit tonë për një sërë projektesh.

()

Arena e Lajmit

Nga Vjosa Osmani, te Vuçiç dhe videomesazhi i Erdoganit, kush janë liderët që marrin pjesë në samitin e Tiranës për Ukrainën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook