Një Haaland me 5 yje, norvegjezi nuk njeh limite, vendos një tjetër rekord (VIDEO)

Një Haaland me 5 yje. Pa frikë e tillë mund të konsiderohet paraqitja e “bomberit” norvegjez në 1/8 e FA Cup përballë Luton. “Biondi” ishte protagonist absolut duke realizuar 5 gola në fitoren tenistike 6-2 që Man.City arriti në transfertë. Haaland ishte i papërmbajtshëm, për më tepër që në krah kishte dhe një super Kevin de Bruyne, me belgun që e shërbeu në çdo formë, në 4 nga 5 golat që shënoi.

Në minutën e 3-të, Haaland mori asistin e parë që e dërgoi në rrjetë, ndërsa në të 18-të dyfishoi shifrat. Në minutën e 40-të, sulmuesi norvegjez realizoi edhe golin e tretë për Man.City. Luton ngushtoi shifrat në fundin e pjesës së parë me Clark. Mesfushori anglez u kthye në protagonist teksa me fillimin e pjesës së dytë realizoi sërish duke dërguar shifrat në 2-3. Pas këtij momenti, Haaland mori edhe një herë skenën duke realizuar edhe dy gola të tjerë brenda tre minutash, 55-58. Për të sigluar shifrat përfundimtare në 2-6 mendoi Kovacic në minutën e 72-të.

Mirror
Mirror

Në këtë sfidë, Haaland vendosi një tjetër rekord, bëhet lojtari i parë në historinë e klubit që arrin të shënoj 2 herë nga 5 gola brenda një sezoni të vetëm. Më herët e kishte bërë diçka të tillë edhe përballë Leipzig. Në përfundim të sfidës, Haaland nuk harroi as të përgëzonte De Buryne për mënyrën se si e shërbeu: “Po vij, po vijmë. Jemi gati për të sulmuar. Është një kënaqësi të luaj me të, është një djalë shumë inteligjent”, u shpreh Haaland për De Buryne.

()

Arena e Lajmit

Një Haaland me 5 yje, norvegjezi nuk njeh limite, vendos një tjetër rekord (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook