Opozita çon në GJK ligjin për profesionet e lira, Koliqi: Shtresa e mesme po goditet nga qeveria

Një grup përfaqësues i opozitës i përbërë nga dy deputetet Jorida Tabaku dhe Sorina Koti si edhe Emilia Koliqi kanë dorëzuar një padi në Gjykatën Kushtetuese ditën e sotme për ligjin e tatimit të profesioneve të lira.

Koliqi u shpreh se me këtë ligj qeveria po godet shtresën e mesme në vend që ta incentivojë atë për të jetuar në vend.

“Ligji për tatimin mbi të ardhurat, shumë i diskutuar në komisionin e ekonomisë dhe më gjerë. Qeveria në vend të financojë këto aktivitete, përkundrazi i rrit taksat dhe i detyron ato të paguajnë 15 deri në 23% të të ardhurave. Nuk mjaftoi vetëm fiskalizimi që rrënoi bizneset në vend, por vijoi tatimi mbi të ardhurat. Qeveria gjithë kohën pretendon se biznesi ka taksa zero, por në të vërtetë ai rëndoi një kategori shumë të madhe të shërbimeve profesionale.
Nga raporti i BERZH thuhet se administrata është e paaftë, e dobët dhe e korruptuar. Kjo administratë e dobët po i shërben qeverisë dhe po zbaton urdhrat e saj duke zbatuar ligjet që janë kundër të mirës së popullit. E njëjta sjellje është me hartimin e këtij ligji. Ka një goditje të shtresës së mesme dhe të cilët duhet të incentivohen”, u shpreh ajo.

 

 

Arena e Lajmit

Opozita çon në GJK ligjin për profesionet e lira, Koliqi: Shtresa e mesme po goditet nga qeveria

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook