Pasi GJKKO shty seancën për vendimin ndaj Fredi Belerit, avokati i tij ka deklaruar se ky ësh5të një proces i paligjshëm dhe se arsyeja se pse ai po mbahet në burg, është për të mbajtur në fakt bashkinë e Himarës.
“Provuam me prova që Prokuroria nuk na ka dhënë prova, për bashkëpunëtorin e policisë dhe Prokurorisë. Cituam dhe udhëzimin përkatës ku është paguar në mënyrë të paligjshme. Pasi është arrestuar Beleri, kanë filluar të rregullojnë të gjitha letrat. Proces i paligjshëm dhe i montuar, standard i dyfishtë.
Nga data 8 maj deri në 14 maj janë siguruar tabulattet, por ai nuk ka qenë fare në Himarë. S’na kanë dhënë as tabulatet e telefonave të Arsenit. Kanë qëllim ta dënojnë sepse duan të mbajnë bashkinë e Himarës. 10 muaj burg është boll”, tha ai.