Priti presidentin Zelensky në Rinas/ Ministri Hasani nxjerr pamjet dhe jep mesazhin: Moment kyç për nxitjen e lidhjeve dypalëshe

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky mbërriti mbrëmë para pak mesnate në vendin tonë, ndërsa u prit nga ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.

Ministri Hasani me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se ky është një moment kyç i nxitjes së lidhjeve dypalëshe. Po ashtu ministri shprehet se janë në solidaritet me Ukrainën.

“I nderuar të mirëprisja në Tiranë, Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Ky është një moment kyç për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe të qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë.”, thuhet në mesazhin e Hasanit.


()

Arena e Lajmit

Priti presidentin Zelensky në Rinas/ Ministri Hasani nxjerr pamjet dhe jep mesazhin: Moment kyç për nxitjen e lidhjeve dypalëshe

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook