Samiti i Ukrainës, mesazhi i Begajt: Tirana kryeqytet i bisedimeve!

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh të posaçëm për samitin që mbledh në Tiranë përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Europës Juglindore dhe të Bashkimit Evropian.

“Tirana kryeqytet i bisedimeve!”,- shkruan Presidenti Begaj për Samitin e Europës Juglindore-Ukrainë.

Presidenti Begaj i vlerëson këto takime si të rëndësishme për rikonfirmimin e mbështetjes ndaj Ukrainës, për paqen, sigurinë dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.
Këtë qëndrim, Presidenti i Republikës e bëri të ditur në profilin e tij zyrtar në platmormën X dhe në facebook ku shkruan:

“Tirana kryeqyteti i bisedimeve!

Shqipëria mirëpret këto dy ditë liderë të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore me vullnetin dhe dëshirën për të kontribuar për paqen, bashkëpunimin, zhvillimin e qëndrueshëm në rajon dhe për të rikonfirmuar mbështetjen ndaj Ukrainës.

Urime dhe suksese!”.

()

Arena e Lajmit

Samiti i Ukrainës, mesazhi i Begajt: Tirana kryeqytet i bisedimeve!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook