Samiti për Ukrainën në Tiranë, Nurellari: Shqipëria rritje në planin diplomatik sepse…

TIRANË – Politologu, Anëtari i Kryesisë së PDK-së në Kosovë, Ardi Nurellari, i ftuar në emisionin Open në News 24 të moderatores Eni Vasili, duke folur për Samitin e Ukrainës në Tiranë, tha se Zelensky ka përfitimet e tij nga kjo vizitë. Sipas tij, Zelensky me vizitën fiton vëmendje, pasi lufta në Ukrainë ishte lënë mënjanë, pasi në botë u krijuan të tjera vatra konfliktesh. Po ashtu, Nurellari theksoi se Samiti dëshmon se Shqipëria ka një rritje në planin diplomatik.

“Vizita ka vlerë dhe për Zelenskyn, që sa duket ka nisur një tur tashmë për të rikthyer vëmendjen te Ukraina, e eklipsuar nga vatrat e reja të luftës në Gaza dhe rajone të tjera të botës. Kështu, Zelensky është detyruar të bëjë vizita në vende të ndryshme të Europës dhe globit. Duhet pasur parasysh se vende si Serbia dhe Bullgaria prodhojnë municione për armë të lehta.

Për Zelenskyn ka qenë e leverdisshme vizita. Unë mendoj se pavarësisht problemeve që ka Shqipëria, për kombin shqiptar kjo vizitë është arritje domethënëse, sepse është një vend i vogël e i papërfillshëm që mbledh liderë rajonalë, e përforcon imazhin e vet, si një faktor që kontribuon në paqen ndërkombëtare. Në këtë aspekt, kemi rritje të profilit në nivel ndërkombëtar, i rrit reputacionin Shqipërisë në rendin global, ka dobi dhe për Shqipërinë. Kjo tregon se kombi shqiptar është pro Ukrainës, pro luftës së Ukrainës ndaj Rusisë, pavarësisht partisë politike që është në pushtet”, deklaroi Nurellari.

(BalkanwWeb)

Arena e Lajmit

Samiti për Ukrainën në Tiranë, Nurellari: Shqipëria rritje në planin diplomatik sepse…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook