Teksa sot ishte parashikuar që të mbahej seanca gjyqësore për kardiologun Edvin Prifti, gjyqi është shtyrë.
Mjeku Prifti akuzohet për kryerjen e figurave të veprave penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, në 7 (shtatë) raste, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për se seanca paraprake është shtyrë për shkak të mungesës së avokatit Henrik Ligori. Sakaq, Prifti siç shihet dhe nga pamjet, u paraqit sot në GJKKO.
()