Në Durrës prej me shumë se një javë mungon metadoni, qindra përdorues droge pa trajtim: Po rikthehemi te heroina

DURRES

Prej disa ditësh, mungesa e metadonit në Durrës ka bërë që qindra përdorues t’i rikthehen konsumimit të heroinës.

Situata është kritike për këtë kategori, pasi mungesën e metadonit që e merrnin falas do ta zëvendësojnë me drogat e forta, për të cilat u nevojiten sasi e konsiderueshme parash.

Përdorues të heroinës prej gati dy dekadash pohojnë sot se u janë rikthyer “zakoneve” të vjetra, si vjedhja, për të cilat kanë përfunduar edhe në burg në të kaluarën.

Në qendrën e shpërndarjes së metadonit në Durrës, bëhet me dije jashtë kamerave se nuk kanë pasur furnizim me këtë medikament.

Sipas konsumatorëve të lëndëve narkotike, mungesa e medikamentit është e qëllimshme, në mënyrë që metadoni të shitet nën dorë me çmime të larta ose të favorizohet shpërndarja e drogës në qytet.

Ata paralajmërojnë vjedhjen e banesave dhe bizneseve në Durrës, për shkak se ndjehen të detyruar.

Durrësi dhe disa rrethe të tjera të vendit nuk janë furnizuar me metadon, pasi ky medikament nuk është shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë.

Arena e Lajmit

Në Durrës prej me shumë se një javë mungon metadoni, qindra përdorues droge pa trajtim: Po rikthehemi te heroina

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook